Site icon Telegrafi

Nuk e përballoi humbjen ndaj Bayernit, Ramos bëri sjellje të shëmtuara ndaj dy fotografëve

Sergio Ramos shtyu një fotograf pas humbjes 1-0 të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut mbrëmë.

Spanjolli ishte duke duartrokitur fansat, teksa i linte zhgënjimet e tij të vlonin.

Pasi u godit nga një kameraman, Ramos ndaloi dhe u filloi ta shtynte atë. 36-vjeçari më pas u prek nga një fotograf tjetër.

Spanjolli nuk duroi më shumë dhe e shtyu edhe të dytin edhe më fuqishëm.

Por, për këto sjellje, mbrojtësi mund ta pësojë keq nga UEFA, pasi është një veprim tejet i shëmtuar nga një lojtar tejet me përvojë. /Telegrafi/

Exit mobile version