Telegrafi

Nuk e pa që i ishte hapur dera e ashensorit pas shpinës, gruaja nga Indonezia hap dhunshëm tjetrën që e kishte përpara – bie për vdekje

Një grua humbi jetën në aeroportin e qyteti indonezian, pasi hapi dhunshëm derën e ashensorit në lëvizje, nga i cili ra për vdekje.

Aisiah Sinta Dewi, 38-vjeçe, u fut në ashensor në katin e dytë dhe ishte nisur të takohet me mbesën në “check-in” të aeroportit Kualanam në Medan, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë brenda ashensorit, shfaqin gruan që futet e qetë në ashensorin e aeroportit derisa vazhdimisht bisedon në telefon.

Ajo duket se ishte habitur kur ashensori u ndal dhe nuk e pa që pas shpinës së saj dera ishte e hapur, ndërsa ajo përballë saj po qëndronte e mbyllur.

Filloi të prek butonin e emergjencës dhe me çdo kusht tentonte të hapte derën e ashensorit që filloi të lëvizë.

Mediat e atjeshme raportojnë se ajo i kishte telefonuar mbesës për t’i thënë se ka ngecur në ashensor, derisa vazhdimisht këmbëngulte të hapte derën.

E kur ndodhi një gjë e tillë, ajo ra nga hapësira mes ashensorit dhe pllakës së betonit të objektit. Rënia ishte fatale për të. /Telegrafi/