Telegrafi

Nuk e njohim mirë veten

Një studim ka treguar se aspekte të caktuara të personalitetit tonë më së miri i njohin miqtë më të mirë dhe anëtaret e familjes.

Shkencëtarët pranë Universitetit St. Louis në Washington kanë zbuluar se njeriu nuk është i aftë që ta njohë personalitetin e tij në tërësi, ashtu që disa aspekte të personalitetit të tij, më mirë se vetë ai, i njohin njerëzit përreth.

“Bëhet fjalë për disa anë të caktuara të personalitetit, të cilat të tjerët i dinë më mirë se vetë ne”, thonë profesorët e universitetit.

Prandaj, shtojnë ata, është e nevojshme që të bashkohen të dyja pamjet në mënyrë që të fitojmë një fotografi të plotë të personalitetit tonë. /Telegrafi/