Një baba derisa po dilte nga oborri i shtëpisë me veturën e tij, nuk kishte arritur ta sheh të birin e tij që i ishte vënë pas – kështu duke lëvizur për pak sa nuk e kishte shtypur.
Për fat të mirë ishin shoferët e veturave tjera që e sinjalizuan me sirena duke ia bërë me dije se para ka një fëmijë, por ai vazhdoi për pak centimetra rrugëtimin – mjaftueshëm që ta rrëzojë vogëlushin, të cilin e ëma e tij vrapoi për ta kapur, transmeton Telegrafi.
Silvio Araujo, 35-vjeç nga Arapiraca e Brazilit, ishte nisur për në punë me veturë kur djali i tij njëvjeçar Arthur iu vu pas. Për shkak të gjatësisë nuk e kishte parë nga kapaku i motorit, dhe kishte nisur të lëviz me mjet duke e goditur paksa.
E kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment rrëqethës, ku Araujo pasi e kupton se çfarë po ndodh del nga vetura, ndërkaq gruaja e tij e frikësuar vrapon për ta mbajtur në kraharor të birin.
Kanë mjaftuar edhe pak centimetra që të lëvizte vetura, dhe të përfundon djaloshi i vogël nën rrotën e mjetit motorik. Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi me vetëm një gërvishtje të lehtë në gju. /Telegrafi/