Site icon Telegrafi

Nuk e kishte mbështetjen e klubit, Lewandowski: Mendova të largohesha prej Bayernit, por tifozët më bindën të qëndroja

Festa e Lewandowskit në një nga golat

Robert Lewandowski tha në një intervistë të botuar sot në revistën “Sport Bild”, se ka lënë pas synimin për të lënë Bayern Munichun.

Sulmuesi polak pranon, në intervistë, se në prill mendoi të largohej nga klubi para se të merrte një breshëri kritikash, për të cilin gjë, përfaqësuesi i tij ligjor, Pini Zahavi, po kërkon një formulë dalje.

“Në prill dhe maj kam qenë në sytë e të gjithë kritikëve, nuk e kam ndier mbrojtjen e klubit, ndihesha vetëm”, tha lojtari.

Lewandowski thotë se nuk ndihej mirë te bavarezët, prandaj mendonte që të bënte një ndryshim në karrierë

“Ishte sikur të kisha vetëm një mundësi në Bayern dhe nuk kam kredi të tjera, prandaj mendova të largohem”, tha ai.

Megjithatë, sipas lojtarit, ai ka mbetur përsëri në klubin e zemrës pasi ka ndjerë mbështetjen e tifozëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth klubit bavarez

“Unë jam kthyer me zemër te Bayerni, kam ndier mbështetjen e tifozëve dhe kam kuptuar se ata ende duan që unë të jem këtu”, shpjegoi ai.

Lewandowski gjithashtu deklaroi se të përmbushë kontratën aktuale, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version