Site icon Telegrafi

Nuk e duron fitoren, tifozi vdes në stadium pas sulmit në zemër!

Një mbështetës i 64-vjeçar i Irlandës së Veriut ka vdekur sot si pasojë e sulmit në zemër në stadiumin e Lyonit.

Pikërisht në këtë stadium kombëtarja e tifozit, Irlanda e Veirut shënoi fitore 2:0 kundër Ukrainës.

Megjithëse iu afrua ndihma mjekësore tifozit, ai nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër.

Vlen të ceket se tre ditë më parë një tifoz i Irlandës ka ndërruar jetë pasi në gjendje të dehur ra prej shkallëve të stadiumit. /Telegrafi/

Exit mobile version