Site icon Telegrafi

Nuk e dinë se çfarë i ka ndodhur: Çka shkakton orgazmën më të fuqishme mashkullore?

Studimi i botuar në revistën Evolutionary Psychological Science, transmeton Telegrafi, ka konstatuar që meshkujt kanë ejakuluar më shumë, më gjatë dhe më shpejt kur kanë shikuar video pornografike, në të cilën ka marrë pjesë femra e panjohur.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 23 meshkuj heteroseksualë midis moshës 18 dhe 23 vjeç, të cilët u janë nënshtruar testimeve në çdo 48 orë në kohëzgjatje prej dy javësh.

Shkencëtarët konsiderojnë që këtë dukuri e shkaktojnë dy gjëra të ndryshme:

1. Nëse femra një kohë të gjatë ka pasur marrëdhënie seksuale me një partner, është më se e sigurt që qeliza e vezores së saj tashmë është ngjizur, që domethënë që puna tashmë është kryer.

2. Femra tjetër me siguri para pak kohësh ka pasur seks me ndonjë mashkull tjetër, i cili paraqet konkurrencë, ndërkaq mashkullin kjo garë pikërisht e eksiton shumë. Mirëpo, kjo njohuri nuk do të thotë që shkencëtarët dëshirojnë që të gjithë meshkujve t’u dërgojnë porosi që çdo ditë të kenë marrëdhënie seksuale me person tjetër! /Telegrafi/
 

Exit mobile version