Site icon Telegrafi

“Nuk e dimë ku është, por do ta gjejmë”, reagon familja e lojtarit të Goricës të zhdukur në mënyrë misterioze

Lojtari i ri i HNK Goricës, Hameed Abdullah Talal, është zhdukur të hënën, më 21 gusht, gjatë rrugës nga Budapesti për në Zagreb, ku ishte dashur të mbërrinte për stërvitjen e skuadrës së re.

Dy ditë më parë ai shkoi në një apartament në Budapest, ku duhej të merrte dokumentacionin për regjistrim në një klub kroat dhe të hënën shkoi në Goricë dhe që atëherë i ka humbur çdo gjurmë.

Ditën e djeshme familja e futbollistit suedez të zhdukur më në fund doli me një informacion të ri.

Lexo po ashtu Klubi kroat lajmëron se futbollisti i tyre është i zhdukur, policia nuk përjashton mundësinë që është rrëmbyer

“Jemi nën stres të madh dhe shumë njerëz na kanë telefonuar. Ne e dimë se policia me qen ishte në banesën e tij, por ata nuk gjetën asgjë. Po përpiqemi të qëndrojmë të qetë”, ka thënë fillimisht motra e të zhdukurit.

“Kontakti i fundit që unë kisha me vëllain ishte kur me dërgoi një video trajnimi në Snapchat, asgjë me shume se kaq. Babai u largua sapo kuptoi që diçka nuk shkonte, por nuk donte të na trembte. Nuk tha shume. I bëj apel të gjithëve që dinë diçka më shumë të na kontaktojnë”, përfundoi motra e Hameed Abdullah.

Familja e dëshpëruar nuk e humb shpresën se Hameed do të gjendet.

“Nuk e dimë se ku është për momentin, por do ta gjejmë”, tha shkurt babai i futbollistit.

Kontakti i fundit që Hameed ka pasur me agjentin e tij ka qenë të hënën në mëngjes, kur ai i tha se po i paketonte gjërat dhe do të nisej për në Goricë për të shkuar në seancën stërvitore të pasdites.

Policia hungareze deri më tani ka lokalizuar Porsche Taycanin e tij të bardhë me targa suedeze, por nuk ka detaje të reja për rastin.

Mesa duket bëhet fjalë për një familje të pasur me origjinë irakiane që jeton në Suedi dhe për këtë policia nuk e përjashton mundësinë e ndonjë rrëmbimi të mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version