Manchester Unitedi humbi 4-0 nga Evertoni në Goodison Park, në një ndeshje për t’u harruar nga Djajtë e Kuq.
Tre pikë të humbura mjaft të rëndësishme në garën për top katërshe, por ajo që ishte më shqetësuese ishte mungesa e përpjekjeve nga lojtarët për të krijuar diçka pozitive në fushë.
Tifozët tash e disa kohë janë të shqetësuar në këtë aspekt, duke ditur se Man Utd vite më parë ishte në majat e futbollit dhe lojtarët jepnin maksimumin për fanellën, gjë që është mjaft e rëndësishme në futboll, pavarësisht se ekipi humbet apo fiton.
Më në fund një gazetar është bërë zëri i gjithë tifozëve, ai pas ndeshjes ndaj Evertonit pyeti trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, se a iu bën lojtarëve mjaftueshëm për klubin e Unitedit, dhe përgjigjja ishte: “Nuk e di“.
https://twitter.com/DribbleFeverFC/status/1120008387985584128
Dhe normalisht kjo ishte një përgjigje shqetësuese pasi Man Utd është një klub i madh, dhe të luash për klubin nga Old Traffordi mbi të gjitha është nder dhe kështu duhet të japësh çdo gjë për fanellën.
Këto fjalët e trajnerit norvegjez menjëherë janë bërë temë diskustimi mes tifozëve dhe po ashtu në media. Ndërsa komenti i tij për ndeshjen ishte:
“Nga fishkëllima e parë çdo gjë shkoi gabim. Vetëm dua t’i kërkoj falje tifozëve. Ata janë të vetmit që mund të mbajnë kokën lartë, sepse ne nuk mundemi. Evertoni ishte më i mirë se ne në të gjitha aspektet. Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë që të marrim rezultate. Talenti kurrë nuk ka qenë i mjaftueshëm, duhet të bësh më shumë”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ljzfMjrykB0