Site icon Telegrafi

Nuk e dëgjoi rulin që po i afrohej nga pas, braziliani shtypet për vdekje – kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një punëtor në Amazonën e Brazilit, është shtypur për vdekje nga një rul në një zonë ndërtimi gjatë muajit të kaluar.

Edmar de Oliveira Campos, 35-vjeç, ndërroi jetë në një vendpunishte në qytetin Porto Velho, kur gjatë 27 janarit nuk e dëgjoi rulin që po i afrohej, transmeton Telegrafi.

Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi pasi që makineria e avancuar dhe moderne bën pak zhurmë, dhe kjo i kushtoi me jetë këtij punonjësi të ri. Madje edhe kamerat e sigurisë filmuan gjithçka.

“Edmar tentoi të ikë, por u shtyp nga makineria. Ai ndërroi jetë pa arritur në spital”, tha nënkryetari i këtij qyteti brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version