Studimi tregon se njerëzit kanë kthyer 180 gradë perceptimin.
Sipas një studimi, veshjet seksi i bëjnë femrat të duken më inteligjente dhe më besnike.
Kërkuesit kanë treguar se stereotipi i femrave është duke ndryshuar.
Ata i kanë treguar 64 studentëve fotografinë e një modeleje të veshur me fund dhe bluzë të shkurtër, dhe më pas një fotografi ku modelja ishte veshur me fund të gjatë dhe bluzë që e mbulonte komplet.
Studentët e vlerësuan atë si një person të zgjuar, besnik dhe me një personalitet të fortë. Ndryshe nga çfarë kishim parashikuar, vajza nuk u paragjykua nga veshja seksi.
Veshja e saj nuk përbënte problem në vlerësimin e saj për tipare të tjera.
“Mendoj se qëndrimet e njerëzve kanë ndryshuar shumë dhe nuk gjykojnë më negativisht në bazë të veshjes”, ka thënë një nga studiuesit, Dr.Gaitan.