Bayern Munichu fitoi ndaj Augsburgut me rezultat 6-0 dhe kështu vazhdon rrugëtimin në vendin e parë.
Në këtë takim Robert Lewandowski shënoi tre gola dhe realizoi dy asistime. Polaku gjuajti gjashtë herë në portë dhe krijoi pesë shanse për gol.
Ky ishte het-triku i pestë për atë këtë sezon për Bayernin dhe Përfaqësuesen e Polonisë në të gjitha garat.
Në sezonin 2016/17 ai ka shënuar 44 gola në 43 ndeshje për Bayernin dhe Poloninë, 24 nga këta në Bundesliga.
Që nga transferimi i tij te bavarezët nga BVB në vitin 2014 ai ka shënuar 103 gola, duke barazuar Roy Makaayn.
Por, fakti interesant është se Bayerni do të ishte në pozitën e pestë në Bundesliga sikur vetëm golat e Lewandowski të numëroheshin dhe kjo tregon më së miri se sa vendimtar është ai. /Telegrafi/
Vështirë e besueshme, por e vërtetë…
https://twitter.com/gabryBoschetto/status/848170356015849473