Telegrafi

Nuk duhet tepruar as me ushqimin e shëndetshëm

Është zbuluar se të ashtuquajturit “super-ushqime” në sasi të mëdha mund të shkaktojnë çrregullime shëndetësore.

Me vite të tëra rekomandohet konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, për shkak të efektit të dobishëm të antioksiduesve të pranishëm në produktet e tilla, si p.sh. boronica dhe çaji i gjelbër. Mirëpo, tash është vërtetuar se nuk është mirë të teprohet edhe me ushqimin e shëndetshëm.

Shkencëtarët pohojnë se organizmi është shumë i ndjeshëm ndaj baraspeshës ushqyese, e cila shumë lehtë ndryshon.

Madje, sipas tyre, deri te çrregullimet shëndetësore mund të vijë edhe nëse teprohet me konsumimin e ushqimit që ka veti antioksiduese. /Telegrafi/