Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier po përballet me akuza të rënda për racizëm nga periudha kur ai drejtonte Nicen dhe tani klubi parisien ka hapur një hetim të brendshëm.
Gazetari i njohur Romain Molina publikoi një email në të cilin ish-drejtori sportiv i Nices, Julien Fournier akuzoi Galtierin se kërkon që asnjë lotjarë me ngjyrë apo mysliman të mos luajë për Nicen.
“Galtier më konfirmoi në zyrë atë që më tha djali im (agjenti). Ai më shpjegoi se duhet të marr parasysh strukturën e qytetit dhe se nuk mund të ketë kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në ekip. Ai nuk foli me terma sportive, por vetëm në lidhje me fenë dhe ngjyrën e lëkurës”, ka thënë Fournier për RmcSport.
Julien Fournier aurait transmis un mail à Dave Brailsford, l’un des hommes d’INEOS, rapportant des propos chocs qu’aurait tenus Christophe Galtier durant son mandat à Nice, révèle @Romain_Molina :
Extraits du mail en question :
« Il (Christophe Galtier) m’a répondu que je devais… pic.twitter.com/HrOUK5SzNn— Actu Foot (@ActuFoot_) April 11, 2023
PSG vendosi të hapë një hetim të brendshëm, vetëm tre ditë para ndeshjes kyçe ndaj Lens, e cila është e dyta në tabelë me vetëm gjashtë pikë më pak se parisienët.
Në deklaratën e avokatit të tij, Christophe Galtier mohoi me vendosmëri se ai ka bërë komente diskriminuese gjatë kohës që ishte trajner i Nices dhe nëse akuzat rezultojnë të vërteta, kjo mund të nënkuptojë fundin e një karriere serioze për të.
🚨 Communiqué de l’OGC Nice concernant l’affaire Galtier :
« Les faits relatés concernent deux personnes ne travaillant plus pour l'OGC Nice. Cette situation a été traitée avec le plus grand sérieux au moment des faits. Le club n’apportera pas plus de commentaires ».
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 12, 2023
Nice nuk ka dashur të komentojë situatën, pasi sipas tyre personat e apostrofuar nuk punojnë më në klub. /Telegrafi/