Telegrafi

Nuk dorëzohet Zvicra, ngushton rezultatin ndaj Francës

Zvicra e ka ngushtuar epërsinë në 3-2 ndaj Francës në 1/8 e finales në Euro 2020.

Helvetikët nuk u dorëzuan edhe pse pranuan dy gola të shpejtë derisa i treti pothuajse ua shoi shpresën.

Mirëpo, ishte përsëri Haris Seferovic që shënoi gol, pas atij të parit që e shënoi në minutën e 20-të.

Ishte minuta e 81-të, kur Kevin Mbabu asistoi për sulmuesin, e që shënoi përsëri me kokë. /Telegrafi/