Site icon Telegrafi

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Erik ten Hag kishte peng të merrte Harry Kanen në sulm, por ky nuk ishte i vetmi, pasi i preferuar i trajnerit holandez ishte edhe Frenkie De Jong.

Manchester United u munduan ta merrnin nga Barcelona, por që nuk ia arritën, ndërsa Ten Hag ka treguar se më kë De Jong do ta bënte dyshen e fortë.

“Casemiro-De Jong, do të kishin formuar një dyshe fantastike në mesfushë, lojtarë që do të plotësonin njëri-tjetrin”.

“Por gjatë dekadës së fundit dhe në këtë periudhë, jo gjithmonë kemi arritur të merrnim lojtarët që kemi dashur. Realitet të cilin e kemi pranuar”, ka thënë Ten Hag.

Trajneri 54-vjeçar e njeh mirë mesfushorin e Barcelonës, pasi kanë punuar e fituar së bashku tek Ajax.

Lexo po ashtu Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

“Djajtë e Kuq” insistuan gjatë verës së vitit 2022 dhe gjatë verës së vitit të kaluar për të siguruar De Jong, por pa sukses, pasi ishte vetë lojtari që nuk pranoi të kalonte te Man Utd. /Telegrafi/

Exit mobile version