Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka vazhduar me formë të mirë.
Me tu kthyer nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku zhvilloi dy ndeshje shumë të mira, Nuhiu ka shënuar në Angli.
Vetëm tri ditë më parë luajti për Kosovën, por Nuhiu e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e javës së 39-të në Championshipin anglez për Sheffield Wednesday.
Sheffield ishte nikoqire e Preston ku arriti fitore të rëndësishme 4-1.
Serinë e golave e hapi sulmuesi nga Presheva, Atdhe Nuhiu kur shënoi në minutën e 50-të.
E për golin e dytë personal në këtë takim, Nuhiu u përkujdes në minutën e 91-të pas një deportimi të mrekullueshëm individual dhe me një goditje të saktë mposhti portierin mysafir.
Falë dy golave të sotëm, Nuhiu është ngjitur në kuotën e gjashtë golave në kampionat.
Në ndeshjen e radhë Nuhiu dhe skuadra e tij do të luajnë në udhëtim tek Sunderland. /Telegrafi/
51. NUHIU!!
(1-0)#swfc pic.twitter.com/iOmdX0HBvU
— Dutch Owls (@WednesdayFansNL) March 30, 2018
Amazing goal by #Nuhiu! #Swfc #Dare2Nuhiu pic.twitter.com/35VCTWCejt
— Nick F (@nickfenton83) March 30, 2018