Sulmuesi preshevar, Atdhe Nuhiu pritet të largohet nga futbolli anglez.
Pasi nuk ka luajtur shumë këtë edicion me skuadrën e tij Sheffield Wednesday ai ka paralajmëruar largimin.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në futbollin gjerman, më saktësisht në Bundesliga 2.
Është skuadra e ST Paulit që ka shprehur interesimin për transferimin e Nuhiut gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kujtojmë që Nuhiu ka pranuar të luajë me Përfaqësuesen e Kosovës dhe pret vendimin e FIFA-së për t’i lejuar këtë gjë. /Telegrafi/