Site icon Telegrafi

Nuhiu i lumtur me kalimin në rrethin e tretë: Fitorja është për Intelektualët

Drita ka arritur ta shkruaj historinë e futbollit kosovar, pasi bëhet skuadra e parë nga vendi ynë që luan në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Gjilanasit kanë arritur triumf të madh në udhëtim te Sileksi në Maqedoninë e Veriut.

Kampioni kosovar triumfoi me rezultat të pastër 0-2, në një ndeshje të dominuar gjatë 90 minutave.

E pas ndeshjes trajneri Nuhiu ka thënë se është i lumtur me fitoren, teksa atë ia dedikon tifozëve Intelektualëve.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për ekipin kundërshtar, por lojtarët ishin ata që e kryen punën”, deklaroi Nuhiu.

“Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët e morën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm”.

“I uroj futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë Intelektualëve”, shtoi ai.

Në raundin e tretë të Ligës së Evropës, Drita luan me gjigantin polak Legia Varshavë. /Telegrafi/

Exit mobile version