Telegrafi

Nuhiu: Jemi të mërzitur për humbjen, kishim rast të mirë ta kthenim trofeun në qytetin tonë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen ndaj Llapit, por e uroj kundërshtarin.

Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, pasi në finalen e madhe fitoi me rezultat 2-1.

Francisco Israel Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për Dritën.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.

Lexo po ashtu Llapi mbron trofeun e Kupës së Kosovës, mposht me dy super gola Dritën në finale

“Në fakt jemi shumë të mërzitur. Ne patëm një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë”.

“Goli i parë na prishi shumë punë. Një pjesë e dytë nuk kishte shumë futboll. Doja të shikoja një ndeshje më të mirë, por gjithsesi e përgëzoj kundërshtarin për triumfin e arritur”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/