Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen ndaj Llapit, por e uroj kundërshtarin.
Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, pasi në finalen e madhe fitoi me rezultat 2-1.
Francisco Israel Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për Dritën.
Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.
“Në fakt jemi shumë të mërzitur. Ne patëm një mundësi të artë për ta kthyer kupën në qytetin tonë”.
“Goli i parë na prishi shumë punë. Një pjesë e dytë nuk kishte shumë futboll. Doja të shikoja një ndeshje më të mirë, por gjithsesi e përgëzoj kundërshtarin për triumfin e arritur”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/