Telegrafi

NPL “Ambienti” së bashku me ushtarët Amerikan të kampit Bondesteel ngjyrosin rrethojen e shkollës “Jorenim De Rada”

Ndërmarrja publike “Ambienti” në qytetin e Ferizajt ka nisur një aktivitet vullnetar për ngjyrosjen e rrethojave të shkollës “Jorenim De Rada” e cila konsiderohej si njëra ndër shkollat më të mëdha të kësaj komune. Aktivitetit të kompanisë u janë bashkangjitur edhe ushtarët amerikan që kontribuojnë në kampin “Bondesteel”.

Nëpërmjet një njoftimi kjo kompani ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor që fillon më 1 shtator.

“Të dashur nxënës, prindër, personel mësimor dhe miq të shkollës,

Me shumë gëzim ju njoftojmë se sot NPL “Ambienti”, ka organizuar një aktivitet të veçantë vullnetar për të ngjyrosur rrethojat e shkollës . Në këtë iniciativë të Drejtorit të NPL “Ambienti”, Arton Gavazi, na u bashkuan Komandanti i njësisë z.Richardson, dhe miqtë tonë tjerë nga KFOR-i Amerikan, Drejtori i Zyrës Punësimit, Naim Gashi, Drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, të cilët ishin me ne për të ndihmuar dhe për të ndarë këtë përvojë të paharrueshme”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar dashurinë dhe kujdesin tonë për shkollën dhe për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë në komunitetin tonë, duke sjell energji dhe kreativitet në zbukurimin e ambientit tonë.