Telegrafi

Nottingham Foresti kryen analizat e lojtarëve rreth coronavirusit – Aro Muric rezulton negativ

Arijanet Muriçi (Foto: James Williamson - AMA/Getty Images/Guliver)

Nottingham Foresti ka lëshuar një njoftim për media, pas infektimit të pronarit të tyre Evangelos Marinakis me coronavirus.

Klubi anglez ka konfirmuar se ata kanë kompletuar testet e skuadrës së parë kundër virusit vdekjeprurës, pas rastit të parë të paraqitur tek ta.

Nottinghami ka bërë të ditur se nga analizat e bëra tek lojtarët e tyre, rezultatet kanë dalë negativ derisa pronari i tyre ka rezultuar pozitiv.

“Nottingham Foresti mund të konfirmojë se të gjithë lojtarët, stafi dhe zyrtarët e tjerë janë testuar për coronavirus dhe rezultatet kanë dalë negative”, thuhet në njoftimin e tyre.

Portieri i Kosovës, Aro Muric që është në huazim te Foresti nga Manchester City, po ashtu ka rezultuar negativ.

Lexo po ashtu Pronari i Nottingahm Forestit infektohet me coronavius – tifozët e klubit të frikësuar shkaku i selfieve që bënë me të

Gardiani i ‘Dardanëve’ do të jetë aktiv me Përfaqësuesen tonë më 26 mars në play-offin e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, mirëpo është opsioni që ndeshja të shtyhet shkaku i coronavirusit.

Tashmë është zyrtare se takimi do të zhvillohet pa tifozë, andaj mbetet të shihet nëse do të suspendohet përballja që zhvillohet në fund të këtij muaji. /Telegrafi/