Site icon Telegrafi

Nottingham Forest provoi një mashtrim interesant kur kishin një goditje nga këndi – nuk sulmuan me asnjë lojtarë në zonë fillimisht

Sot, pas më shumë se dy dekadash, Nottingham Forest u kthye të luajë në elitën e futbollit anglez dhe gjatë ndeshjes kundër Newcastle, ata provuan një lëvizje të pazakontë kur kishin një goditje nga këndi.

Rezultati ishte 1-0 për Newcastle, kur mysafirët fituan një goditje nga këndi, por  Nottingham nuk kishte asnjë lojtar në zonë. Rreth nëntë lojtarë të Newcastle ishin gati për goditjen nga këndi, por asnjë nga mysafirët nuk ishte prezent.

Megjithatë, pas pak sekondash u kuptua se ishte pjesë e planit taktik të mysafirëve për të ngatërruar kundërshtarin.

Kur sulmuesi që ishte tek goditja e këndit dha sinjalin, një grup lojtarësh të Forestit u vërsulën para portës së Newcastle në të njëjtin moment për të goditur topin.

Megjithatë, goditja e këndit nuk u ekzekutua mirë, kështu që portieri vendas arriti ta marr topin lehtësisht dhe të prishë planin e mysafirëve.

Ky ‘mashtrim taktik’ u bë shpejt viral në mediat sociale, por kishte edhe nga ata që u tallën me këtë mënyrë të .

Newcastle përfundoi duke fituar 2-0. /Telegrafi/


Exit mobile version