Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 7-1 ndaj Lilles në kuadër të javës së tretë në Ligue 1.
Golat për parisienët i shënuan Kylina Mbappe me het-trik, Neymar me dy, Lionel Messi dhe Achraf Hakimi, ndërsa për vendasit shënoi Jonathan Bamba.
PSG ishte padyshim ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.63, me Lillen që u vlerësua me 6.21.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Neymar, që shënoi dy gola dhe dha tri asistime, duke marrrë notën 10.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri Leo Jardim që u vlerësua me 5.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/