Site icon Telegrafi

Notat e portierëve në Itali, Strakosha para Handanovicit, Berishës e Buffonit

Thomas Strakosha mposht Etrit Berishën në klasifikimin e portierëve më të mirë të Serisë A të publikuar sot nga “Gazzetta dello Sport”.

E përditshmja më e madhe sportive në Itali ka bërë një renditje me dhjetë futbollistët më të mirë për secilin rol, bazuar në votën mesatare të marrë gjatë shtatë javëve të para të kampionatit.

Në renditjen e portierëve, Strakosha vlerësohet me notën 6.5 dhe pozicionohet i dyti, pas talentit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

21-vjeçari i Lazios lë pas në radhë Szczesny e Romës, Handanovicin e Interit, Consigli e Sasuolos dhe Etrit Berishën në vendin e gjashtë. Shqiptari i Atalantës ka notën 6.38 dhe klasifikohet sipër Bizarrit të Pescaras, Skorupskit të Empolit, Hartit të Torinos, Rafaelit të Cagliarit dhe Perinit të Genoas.

Ndërkohë, rivali i Strakoshës te Lazio, Federico Marcetti dhe ai i Berishës tek Atalanta, Marco Sportiello, bëjnë pjesë në listën e portierëve më të dobët.

Kështu, “derbin” e portierëve kuqezi në Serinë A për momentin e fiton Strakosha.

Renditja e portierëve:

1 – Donnarumma (Milan) 6,8

2 – Strakosha (Lazio) 6,5

3 – Szczesny (Roma)

4 –  Handanovic (Inter) 6,5

5 – Consigli (Sassuolo) 6,43

6 – Berisha (Atalanta) 6,38

7 – Bizarri (Pescara) 6,36

8 – Skorupski (Empoli)

9-    Hart (Torino) 6,3

10 – Rafael (Cagliari); Perin (Genoa) 6,25.

Exit mobile version