Zvicra kreu detyrën në mënyrë brilante përballë Bullgarisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Helvetikët ia shënuan katër gola kundërshtarit, ashtu që kanë marrë notë mesatare shumë më të lartë se ekipi vizitor.
Kapiteni Xherdan Shaqiri është vlerësuar me paraqitjen më të mirë dhe ka marrë notën më të lartë në takim (8.3).
Në minutën e 79-të në ndeshje u inkuadrua edhe Andi Zeqiri, i cili për shkak të minutazhit të shkurtë ka marrë notën 6.3.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Zvicra 4-0 Bullgaria. /Telegrafi/