Villarreal dhe Real Madridi kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.
Pjesa e parë i takoi Villarrealit, ndërsa e dyta Real Madridit, por edhe përkundër rasteve, skuadrat nuk arritën të shënonin.
Casemiro ishte lojtari më i vlerësuar në fushë me notën 8.2, ndërsa pas tij ishte portieri i Villarreal, Geromino Rulli me notën 8.1.
Më të dobëtit në fushë i vlerësuan Gareth Bale me 6.3 dhe Arnaut Danjuma me 6.4.
Me këtë barazim Real Madridi mbetet lider me 54 pikë, katër më shumë se Sevilla që është ndjekësi i parë.
Notat e lojtarëve të dyja skuadrave
/Telegrafi/