Telegrafi

Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling

Chris Smalling. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0.

Kjo fitore e ngrit Romën në vendin e katërt me 19 pikë dhe erdhi me 10 lojtarë, pasi Fazio doli me të kuq në pjesën e parë.

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Cris Smalling me 8.6, pasi e shënoi edhe një gol.

Roma . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Lartë u vlerësua edhe Javier Pastore me 8.5. Pothuajse e gjithë skuadra e Romës kishte nota pozitive.

Lexo po ashtu Roma mposht me lehtësi Udinesen

Te Udinese vështirë të gjindet një pikë e fortë, por lojtari më i vlerësuar doli Sema me 7.0.

Lojtari më i dobët i takimit ishte sulmuesi Lassagna me 5.0. /Telegrafi/