Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Udinese 0-4 Napoli, Rrahmani lojtar i ndeshjes

(Foto: Twitter/Faisal HQ)

Napoli i e ka nëpërkëmbur Udinesen në ndeshjen e javës së katërt të Serie A që u zhvillua në Stadio Friuli.

Partenopei shënuan katër gola dhe nuk e pranuan asnjë, prandaj nota mesatare e tyre është shumë më lartë në krahasim me ekipin nikoqir.

Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, ishte fantastik në pozitën e tij, ndërsa ndihmoi edhe në fazën e sulmit duke e realizuar njërin prej golave.

Lexo po ashtu Rrahmani shënon në fitoren e thellë të Napolit ndaj Udineses

Kjo ka bërë që kapiteni i Kosovës të marrë notën më të lartë në këtë sfidë (8.4), i ndjekur nga mbrojtësi i krahut Mario Rui (8.2).

Notat e ulëta kanë shkuar për mbrojtjen dhe mesfushën e Udineses që dështuan në këtë takim. /Telegrafi/

Exit mobile version