Telegrafi

Notat e lojtarëve: Troyes 1-3 PSG, veçohen Fabian Ruiz e Vitinha

(Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini ka marrë pikë të plota në përballjen e zhvilluar si mysafir i Troyes në Stade de l’Aube.

Kryeqytetasit francezë kanë marrë notë mesatare shumë të lartë në krahasim me ekipin nikoqir falë paraqitjes së tyre.

Mesfushorët, Fabian Ruiz e Vitinha, që ishin edhe golashënues në këtë takim, kanë marrë vlerësim të lartë për paraqitjen e tyre së bashku me Marco Verrattin.

Lexo po ashtu PSG kryen detyrën ndaj Troyes

Edhe pse pranoi tre gola, portieri vendas, Gauthier Gallon, është vlerësuar me notë të lartë, duke qenë se pamundësoi që humbja të ishte shumë më e thellë.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Troyes 1-3 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/