Tottenhami ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 kundër Borussia Dortmundit në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Londinezët edhe pse me mungesa të mëdha zhvilluan një ndeshje perfekt ku në pjesën e dytë shënuan tri herë.
Jan Vertonghen ishte lojtar i ndeshjes, me notën 9.3.
Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes, ndërsa nga njëherë shënuan edhe Heung Min e Fernando Llorente.
I dyti më i votuar është Eriksen me 8.4.
Aurier,Alderweireld, Sanchez, Foyth e Winkins po ashtu u paraqitën mirë.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte portieri Burki. /Telegrafi/