Telegrafi

Notat e lojtarëve: Tottenham 1-0 Manchester City, shkëlqimi i Lloris dhe zhgënjimi i Agueros

Hugo Lloris (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Falë fitores, Spursat kanë notë mesatare më të lartë (6.94) në raport me skuadrën kundërshtare (6.45).

Lexo po ashtu Tottenhami fiton ndaj Cityt me epërsi minimale

Vlerësimin më të lartë në këtë sfidë e ka marrë portieri vendas, Hugo Lloris (7.9), i pasuar nga golashënuesi Heung-Min Son (7.8).

Nota më e ulët ka shkuar për sulmuesin e Cityt, Sergio Aguero (5.7), i cili dështoi nga pika e bardhë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Tottenham Hotspur (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester City (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/