Paris Saint-Germaini e pati të lehtë në ndeshjen vendimtare që i siguroi kualifikimin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi bindshëm ndaj Crvena Zvezdas.
Kampioni francez bëri paraqitje dukshëm më të mirë se kundërshtari, ashtu që ka marrë notë mesatare 7.33.
Lojtari më i mirë në ndeshje është shpallur Kylian Mbappe që është vlerësuar me notën 9.1.
Neymar ndodhet prapa tij (8.7), derisa është vlerësuar edhe paraqitja e Angel Di Marias (7.9) dhe Edinson Cavanit (7.6).
Notën më të ulët e ka marrë portieri Gianluigi Buffon (6.4), i cili nuk pati shumë punë në këtë takim, ndërsa e pranoi një gol.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të Paris Saint-Germainit:
/Telegrafi/