Telegrafi

Notat e lojtarëve, Sporting 0-5 Man City: Bernardo Silva shkëlqeu në këtë takim

Machester City e ka shkatërruar Sporting Lisbonën me rezultat 5-0 në kuadër të ndeshjes së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Se skuadra e Pep Guardiolas e kishte marr seriozisht ndeshje tregon pjesa e parë e cila u mbyll me rezultat 4-0 në favor të qytetarëve, ndërsa në pjesën e dytë e shtoi edhe një gol.

Riyad Mahrez, Bernardo Silva (dy gola), Phil Foden dhe Raheem Sterling ishin ata që shënuan në këtë fitore.

Portugezi Silva ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8.

Njëjtë u vlerësua edhe Mahrez me 8.8, ndërsa pas tyre ishte Sterling me 8.5.

Portieri i Sporting, Antonio Adan, ishte më i dobëti me notën 5.2.

Notat e lojtarëve të Sporting dhe Man City

  /Telegrafi/