Roma ka triumfuar me një penallti të vonshme ndaj Spezias për të marrë pikët në sfidën e javës së 27-të të Serie A.
Giallorossët bënë paraqitje më të mirë se vendasit në Stadio Alberto Picco, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.
Nota më e lartë ka shkuar për portierin e Spezias, Ivan Provedel, i cili nuk pranoi gol deri në minutat shtesë kur edhe u akordua penalltia.
Vlerësimi më i ulët ka shkuar për mbrojtësin e djathtë të nikoqirëve, Kelvin Amian, i cili u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ishte ndër futbollistët me paraqitjen më të mirë në këtë takim.
Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Spezia 0-1 Roma. /Telegrafi/