Telegrafi

Notat e lojtarëve: Southampton 1-1 United, James dhe Vestergaard më të mirët

Daniel James (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Southamptoni dhe Manchester Unitedi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Golin për Djajtë e Kuq e realizoi Daniel James në minutën e dhjetë nga asistimi i Scott McTominay, ndërsa për vendasit shënoi Jannik Vestergaard.

Manchester United ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori vlerësimin 6.77, ndërsa Southamptoni e mori notë 6.64, diferencë e ngushtë mes të dyja skuadrave.

Southampton vs Manchester United (Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë ballafaqim ishin, Daniel James i United dhe Vestergaard, që shënuan golat e takimit dhe morën vlerësimin 7.9.

Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mbrojtësi i Southamptonit, Kevind Danso, shkaku i kartonit të kuq, gjersa mori notën 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Southamptonit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/