Sheffield United ia ka marrë një pikë Manchester United në kuadër të javës së 13-të në ndeshjen që përfundoi 3-3 në Ligën Premier.
Golat për vendasit i shënuan, John Fleck (19’), Lys Mousset (52’) dhe McBurnie (90’), derisa për Djajtë e Kuq realizuan Brandon Williams (72’), Mason Greenwood (77’) dhe Marcus Rashford (79’).
Untedi ishte skuadër për një nuancë më e mirë në fushë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.70, ndërsa Sheffield u vlerësua me 6.68, një diferencë e ngushtë.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që mori notën 7.9, shkaku i golit dhe asistimit të bërë.
Në anën tjetër, portieri i Sheffieldit Simon Moore ishte ai që zhgënjeu dhe mori vlerësimin 4.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/