Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Sampdoria 0-0 Roma, Mancini më i miri

Sampdoria i ka marrë një pikë Romës në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Të dy skuadrat nuk arritën të shënonin asnjë gol në këtë takim edhe pse rastet nuk u munguan.

Sampdoria e Claudio Ranierit ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 6.70, ndërsa Giallorossët u vlerësuan me 6.63, diferencë kjo e ngushtë mes të dy skuadrave.

Sampdoria vs Roma (Foto Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Gianluca Mancini, që ishte fantastik në defensivë dhe mori notën 8.0.

Lexo po ashtu Roma ndalet nga Sampdoria në xhiron e tetë të Serie A-së

Në anë tjetër, Justin Kluviert i romakëve ishte ai që kishte paraqitjen më të dobët, derisa u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe mori vlerësimin 4.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: Whoscored.com)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: Whoscored.com)

/Telegrafi/

Exit mobile version