Telegrafi

Notat e lojtarëve, Roma 4-0 Bodo/Glimt: Zaniolo yll i mbrëmjes

Roma ka shënuar fitore ndaj Bodo/Glimt në çerekfinalen e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 4-0.

Tammy Ambraham hapi ndeshjen ndërsa Nico Zaniolo shënoi het-trik për ta kompletuar fitoren e Romës.

Lojtari më i mirë në ndeshje padyshim ishte Zaniolo që u vlerësua me notën 9.5.

Pas tij më të mirit ishin dy italianët tjerë, Lorenzo Pellegrini (8.2) dhe Bryan Cristante (8.2).

Brede Moe i Bodo/Glmit ishte më i dobëti në fushë duke u vlerësuar me notën 5.7.

Roma me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Leicesterin.

Notat e lojtarëve të Romës dhe Bodo/Glmit

/Telegrafi/