Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 3-0 Torino, shkëlqejnë Manolas dhe Nainggolan

Kevin Strootman në duel . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 përballë Torinos në një ndeshjes që dominoi, sidomos në pjesën e dytë.

Kostas Manolas, Daniele De Rossi dhe Lorenzo Pellegrini ishin ata që shënuan golat në këtë ndeshje.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është Manolas me 8.3, i përcjellë nga Radja Nainggolan me notën 8.1, që dha dy asistime.

Lartë u vlerësuan nga Roma edhe Kolarov, Florenzi dhe De Rossi.

Te Torino lojtari më i mirë ishte Iago Falque.

Më i dobëti në ndeshje ishte Moretti me notën 5.8. /Telegrafi/