Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 përballë Torinos në një ndeshjes që dominoi, sidomos në pjesën e dytë.
Kostas Manolas, Daniele De Rossi dhe Lorenzo Pellegrini ishin ata që shënuan golat në këtë ndeshje.
Lojtari më i mirë i ndeshjes është Manolas me 8.3, i përcjellë nga Radja Nainggolan me notën 8.1, që dha dy asistime.
Lartë u vlerësuan nga Roma edhe Kolarov, Florenzi dhe De Rossi.
Te Torino lojtari më i mirë ishte Iago Falque.
Më i dobëti në ndeshje ishte Moretti me notën 5.8. /Telegrafi/