Roma ka arritur të marr një rezultat pozitiv ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 2-1.
Romakët janë treguar më të mirë në pjesën e dytë kur i shënuan edhe golat.
I riu Zaniolo ishte yll i mbrëmjes duke arritur të shënojë dy herë dhe duke u notuar me 9.0.
Pas tij vlerësim të madh kanë marr edhe Pellegrini (8.1) dhe Dzeko (9.0).
Te Porto lojtari më i dalluar ishte portieri legjendar Iker Casillas që u notua me 7.3.
Fernando ishte lojtari më pak votuar në këtë përballje. /Telegrafi/