Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Sociedad 0-4 Manchester United: Bruno Fernandes lojtar i ndeshjes

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Rel Sociedad në kuadër të Ligës së Evropës.

Bruno Fernandes ka shënuar dy herë, ndërsa nga një gol e shënuan Daniel James dhe Marcus Rashford.

Fernandes ishte lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 9.0.

Paraqitje të mirë kishte edhe James me notën 8.5.

Mbrojtësi i Sociedad, Igor Zubeldia, ishte më i dobëti në fushë me notën 5.6.

Me këtë fitore Manchester United vetëm ka kaluar në raundin e ardhshëm të Ligës së Evropës.

Notat e lojtarëve të Real Sociedad dhe Manchester United

/Telegrafi/