Paris Saint-Germain ia doli të fitonte 2-1 ndaj Nices në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.
Golat për parisienët i shënuan Lionel Messi dhe Kylina Mbappe, ndërsa për mysafirët realizoi Gaetan Laborde.
PSG ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.82, me Nicen që u vlerësua me 6.66.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Messi, që u notua me 7.9.
Në anën tjetër, dështimet e kësaj sfide dolën të ishin Juan Bernat dhe Dante që u vlerësuan me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/