Telegrafi

Notat e lojtarëve, PSG 2-0 Real Sociedad: Mbappe dhe Ruiz më të mirët

PSG ka shënuar fitore ndaj Real Sociedad me rezultat 2-0 për të bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Bradley Barcola.

Pa dyshim që lojtari më i mirë në këtë takim ishte Mbappe që u vlerësua nga SofaScore me notën 8.1.

Pas tij vlerësim të madh morën edhe Fabian Ruiz (8.0) dhe Ousmane Dembele (7.8).

Më i dobëti në fushë ishte Robin Le Normand i Real Sociedad me notën 6.1.

Notat e lojtarëve të PSG dhe Real Sociedad

/Telegrafi/