Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: PSG 2-0 Man City, Donnarumma pa konkurrencë

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore komode përballë Manchester Cityt në raundin e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja më e mirë e vendasve në Parc des Princes ka ndikuar edhe në notën e tyre mesatare më të lartë se skuadra angleze.

Gianluigi Donnarumma (9.1) ishte i pakonkurrencë në vlerësim falë intervenimeve bravuroze duke mos lejuar skuadrën e tij që të pranonte gol.

Lexo po ashtu Vjen goli i parë i Messit për PSG-në, parisienët nënshtrojnë Cityn

Nota më e ulët ka shkuar për portierin në anën tjetër, Ederson (6.0), i cili i pranoi dy gola.

Në vazhdim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Paris Saint-Germain 2-0 Manchester City. /Telegrafi/

 

Exit mobile version