Manchester United ka bërë njërën nga ndeshjet më të mëdha në histori të klubit, duke arritur pa dhjetë lojtarë kryesorë të fitojë si mysafirë i PSG-së me rezultat 3-1, duke kaluar tutje.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 për parisienët, ndërsa Lukaku dy herë dhe Rashford një herë, anuluan epërsinë e ndeshjes së parë.
Pikërisht kjo dyshe janë notuar më shumë. Sulmuesi ka marr notën 8.8 falë dy golave të shënuar.
Rashford është votuar me 7.1. Lartë është vlerësuar edhe Smalling me 7.3.
Te PSG dështoi plotësisht vija e mbrojtjes.
Kehrer me 5.0 dhe Kimpembe 5.5, janë vlerësuar ulët.
Dështimi i ndeshjes ishte Gianluigi Buffon me 4.8. /Telegrafi/