Telegrafi

Notat e lojtarëve, PSG 1-2 Manchester United: Rashford yll i kësaj ndeshjeje

Manchester United ka fituar në udhëtim ndaj Paris Saint Germain me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, si para dy vitesh, golin e fitores në ‘Parkun e Princave’ e shënoi në fund të ndeshjes.

Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford i shënuan golat për Manchester United, ndërsa për PSG-në shënoi Anthony Martial autogol.

Rashford doli të jetë lojtar i ndeshjes me notën 8.0, ndërsa De Gea pas tij me 7.7.

Idrissa Gueye mori notën më të ulët në këtë ndeshje.

Notat e lojtarëve të PSG

Notat e lojtarëve të Manchester United

/Telegrafi/