Telegrafi

Notat e lojtarëve, PSG 0-1 Bayern Munich: Sane më i mirë në fushë, Navas shpëton parisienët

Bayern Munich ka shënua fitore ndaj PSG me rezultat 1-0 në “Parkun e Princave” në kuadër të çerekfinales së dytë, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje.   

Kjo pasi ndeshja e parë e zhvilluar në “Allianz Arena” iu kishte takuar francezëve që si mysafir shënuan fitore me rezultat 3-2 dhe falë golave si mysafir kaloi tutje.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Maxim Chuopo Moting në minutën e 41-të me kokë, pas një topi të thyer nga portieri.

Lojtari me notën më të lartë ishte anësori i Bayern Munich, Leroy Sane, që është notuar me 8.0.

Te PSG më i mirë në fusë ishe Leandro Paredes që u vlerësua me 7.5, ndërsa pas tij vjen portieri Keylor Navas me 7.2.

PSG ka arritur ta sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi.

Notat e lojtarëve të PSG dhe Bayern Munich

/Telegrafi/